Në mbrëmjen Gala të futbollit shqiptarë “Topi i Artë”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka theksoi se futbolli shqiptar po jeton një moment historik zhvillimi dhe konsolidimi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë sa i përket futbollit vendas, numri 1 i futbollit shqiptarë premtoi 3 milion euro për klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë. Por si do të ndahen këto para dhe sa do të përfitojë secili klub.

Top Channel mëson se shpërndarja e këtyre parave do të jenë me dy faza, 6 mujori i parë dhe i dytë i sezonit, kjo sepse skuadrat e Kategorisë Superiore do të shpërblehen me dyfishin e Kategorisë së Parë dhe duke qenë se mbyllja e sezonit do të sjellë ndryshime mes skuadrave që zbresin një kategori më poshtë dhe atyre që ngjiten, është menduar që në fund të secilit gjashtë mujor të shpërndahen këto para.

Kështu nga vendi i parë i Kategorisë Superiore deri tek i 8-ti përfitojnë nga 91.500 euro, ndërkohë në Kategorinë e Parë nga vendi i parë deri tek i 10-ti, do të shpërblehen me 45.000 euro.

Ndryshimi do të jetë me dy vendet e fundit të Superiores dhe dy vendet e para të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat që zbresin do të shpërblehen me kuotën e Kategorisë së Parë, me 45.000 euro ndërsa dy skuadrat që ngjiten nga kjo kategori, do të shpërblehen me 91.500 euro, sa të gjitha skuadrat e tjera të Superiores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB