PSG hyn në histori, francezët mundin me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale dhe kompleton “sextuple”-n
Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative dhe vendi i parafundit në renditje, te Flamurtari ka edhe probleme disiplinore.
Klubi ka njoftuar këtë të mërkurë të 17 dhjetorit, ndërprerjen e kontratës me mesfushorin Idriz Batha. Vlonjatët njoftojnë se në stërvitje është regjistruar një situatë e paprecedentë, me protagonist Bathën, të cilit i është komunikuar largimi.
“Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha”, njofton klubi. Flamurtari nuk zbulon detaje, por dyshohet për përplasje brenda ekipit.

Ndërkohë që incidenti sipas burimeve të Top Channel pranë klubit, bëhet fjalë për një përplasje fizike mes Idriz Bathës dhe mesfushorit tjetër nga Paraguaji Cristian Nunjez që ka ardhur pas nervave lojës gjatë seancës stërvitore, futja e disa tivozëve për të shmangur përshkallëzimin e situatës ka sjellë ndërprerë seancën stërvitore.
Ndërkohë që klubi ka njoftuar publikisht vendimin ndaj lojtarit, pasi nuk ka patur asnjë reagim nga futbollisti.
Edhe pse në pamje të parë një incident mes dy lojtarëve, për një përplasje gjatë stërvitjes duket se Batha është shndërruar edhe në një barrë financiare, për klubin duke qenë se nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë edicion për shkak dëmtimi, ndërkohë që Nunjez është lojtari i formacionit bazë me 13 ndeshje 90-minutëshe nga 16 që ka zhvilluar Flamurtari deri në këtë sezon.
Top Channel