Të hënën, më 22 dhjetor, pritet të mbahet sërish gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, dhe ndërkohë  kreu i demokratëve Sali Berisha vijon të zbatojë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Gjatë raportimit gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, deklaroi se ish-kryeministri Berisha kërkon të mbledhë të gjithë elementët e nevojshëm për t’iu drejtuar më pas Gjykatës së Strasburgut.

Në orën 10 gjyqtarët kushtetues janë mbledhur në seancë plenare për të shqyrtuar kërkesën për vendimet e korrikut, shtatorit dhe dhjetorit 2024, për të cilat avokatët e Berishës kërkojnë shfuqizimin e tyre

“Kjo lëvizje e Berishës është e qartë për të mbledhur të gjitha mjetet për t’iu drejtuar Strasburgut, edhe pse më herë ka marrë qëndrimin e Kushtetueses për arrestin shtëpiak. Më pas iu drejtua Kushtetuese edhe me një kërkesë tjetër, atë të heqjes së detyrimit të paraqitjes. Por kërkesë e paraqitur në kushtetuese së fundmi nuk është përcaktuar ende data se kur do të shqyrtohet. Ish kryeministri kërkon të shfuqizohen të gjitha vendimet që janë marrë ndaj tij. Kjo që ngjan si teknike lidhet me grumbullimin e të dhënave.

Ish-kryeministri do të rikthehet në SPAK në datën 5 janar 2026, e hëna e parë e muajit, por përkon edhe me të vitit. Ai do të paraqitet për të kryer masën e detyrimit të paraqitjes, që e ka kryer që nga janari i 2025”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB