Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të ballukut, reagon Rama: Këtë herë do japim opinionin tonë para shqiptarëve që na dhanë 83 mandate
Dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të armëve.
Sipas mediave italiane, dërguesi i dyshuar i arsenalit u ndalua në Shqipëri, në zonën e Hanit të Hotit.
Aksioni i Guardia di Finanza nisi pas një kontrolli të një minivani me targa shqiptare që po hynte në Itali nga pika kufitare sllovene Sant’Andrea.
Në mjet ndodheshin 6 pasagjerë dhe shoferi, të gjithë shqiptarë.
Shoferi shfaqi nervozizëm gjatë kontrollit, çka ngjalli dyshime tek policia. Kontrolli i bagazheve zbuloi tre Kalashnikovë AK-47 të fshehura në një valixhe, ndërsa nga kontrollet e mëtejshme u zbuluan edhe dy pushkë të tjera, pesë karikatorë dhe 356 fishekë.
Armët, fishekët dhe telefonat celularë të të arrestuarve u sekuestruan si prova materiale, ndërsa dyshohet se hetimet ndërkombëtare do të çojnë në arrestime të tjera.
Top Channel