LIVE/ Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët. Nëna me foshnjën dhe të moshuarit nxitojnë të dalin nga flakët, zjarrfikësit në vendngjarje
Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili dyshohet si porositës i zjarrvënies së një automjeti, ngjarje e ndodhur dy muaj më parë, në qytetin e Pogradecit.
Strukturat e DVP Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogj automjeti i një shtetasi, në bazë të informacioneve të sigururara në rrugë policore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.
Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap ky shtetas, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel