Fabregas viktimë e sulmeve fyese dhe rraciste nga tifozët senegalez, debati me trajnerin e Senegalit për lojtarin e Como-s kalon kufijtë
Java e gjashtë e Conference League 2025-2026 do të jetë një “vitrinë” e mirë për arbitrat shqiptarë pasi UEFA u ka besuar dy takime.
Juxhin Xhaja do të jetë kryesori i ndeshjes mes ukrainasve të Dinamos së Kievit dhe armenëve të NOA FA. Kryesori në fjalë do të ndihmohet nga një ekip shqiptar arbitrash. Kështu anësorë do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj.
Dhoma e VAR në “Motor Lublin Arena” të Polonisë do të përbëhet nga holandezi Jeroen Manschot dhe Albert Doda. Kryesori i dytë shqiptar në aksion do të jetë Florian Lata.
Ky i fundit, së bashku me Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun si anësorë, do të gjykojë duelin mes Slovan Bratislavës dhe BK Häcken. Arbitër i katër i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji. Ndërsa dhoma e VAR do të jetë 100% kuqezi me Kreshnik Bajramaj dhe Kreshnik Cjapin.
Top Channel