Në një mbrëmje gala u mbajt në Teatrin e Operës dhe Baletit, aty ku u ndanë çmimet e më të mirëve në futbollin shqiptar.

Trofen kryesor, atë të “Topit të Artë” e fitoi sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili fitoi dhe Këpucën e Artë për meshkuj.

“Topi i Artë” për femra i shkoi yllit të Vllaznisë, Megi Doci.

Sa i përket trajnerit më të mirë, ky çmim u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.

Lojtarët e Kombëtares votuan gjithashtu për më të mirin e ekipit kuqezi, ku u zgjodh kapiteni Berat Gjimshiti.

Gjithashtu, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën dhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB