Foto/ Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, bashkëshortja e këngëtarit ndan mesazhin prekës: Sa do doja të kisha në dorë edhe biletën tënde
14/12/2025 18:15
Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit ka bërë një dedikim prekës me anë të një postimi në Instagram.
Selvije Jao tregon një biletë që duket se është nisur për në Itali, aty ku edhe po bën kurimin e djalit të saj. Ajo ka ndarë një dedikim ku shkruan se do donte të kishte në dorë edhe biletën e të ndjerit Shpat Kasapi.
“Sa do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, shkruan ajo.
Këngëtari ndërroi jetë tre javë më parë, më moshën 40-vjeçare nga një atak në zemër.

Top Channel