Rama e thotë për herë të parë: Vjosa Osmani u kërcënua për dy vjet, prokurorët donin t’i dhunonin zyrën se me demek do gjenin prova për krime kundër njerëzimit Në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po rriten kapacitetet dhe efikasiteti i shërbimit. Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala
E shoqëruar nga Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe shefi i Shërbimit Onkologjik, dr. Helidon Nina, ministrja inspektoi ambientet e reja të Shërbimit të Kemioterapisë, ku tashmë funksionojnë tre salla të dedikuara që ofrojnë trajtim për rreth 100 pacientë ditorë, ndërkohë që po punohet për hapjen e sallës së katërt.
Si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale me donatorë, kapacitetet e kimioterapisë kanë shkuar në 30 poltrona të posaçëm, të cilat pritet të dyfishohen shumë shpejt, duke rritur efikasitetin në menaxhim dhe lehtësuar ndjeshëm fluksin e pacientëve.
Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi kontributin e donatorëve dhe falënderoi stafin mjekësor për vijimin e shërbimit pa ndërprerje edhe gjatë punimeve për hapjen e sallës së re dhe ndërhyrjet në dy sallat ekzistuese.
Ministrja theksoi se investimet do të vijojnë, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve dhe në garantimin e barnave onkologjike.
“Ky është vetëm hapi i parë. Puna për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit në Spitalin Onkologjik vijon në mënyrë sistematike, me investime si në rritjen e kapaciteteve ashtu edhe në garantimin e barnave onkologjike.
Paralelisht, Spitali Onkologjik ka nisur zbatimin e shërbimeve të reja digjitale, si receta elektronike dhe dosja elektronike e pacientit (e-file), duke përmirësuar ndjekjen dhe menaxhimin e trajtimit për çdo pacient.

Top Channel