Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur
13/12/2025 21:53
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë.
Shtetasi me iniciale F.Gj., rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjerja në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit shtetasi me iniciale F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel