Video/ Aksioni në Fushë-Kuqe, policia rrethon vilën! Kush janë dy të arrestuarit të përfshirë në vrasjen e Indrit Dokles në 2022

12/12/2025 09:11

Kjo banesë në Fushëkuqë, buzë lumit Droja ishte shndërruar në strehën e 2 ushtarëve të Ervis Martinajt, fati i të cilit prej 3 vitesh nuk dihet. 

Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, një vit më parë kur u iniciua operacioni Plumbi i Artë Gjykata e Posaçme kishte nxjerrë një urdhër-arrest për Alket Xhixhën dhe Elvin Mërlikën, të akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe sigurim kushtesh për vrasjen e Indrit Dokles në vitin 2022 në Tiranë, me porosi të Ervis Martinaj, atentat që nuk u realizua.

Arrestimi i dy personave të kërkuar nga SPAK, Alket Xhixha dhe Elvin Mërlika ishte një operacion kompleks i Forcave Operacionale për shkak të rrezikshmërisë së tyre.  Pasi të dy ishin të armatosur. Pas prangosjes së tyre 2 pistoletat u sekuestruan dhe janë çuar në laborator.

Dy të arrestuarit po gjykoheshin në mungesë bashkë me 11 të akuzuar të tjerë në dosjen Plumbi I Artë. Sipas dëshmisë së Dumanit Mërlika dhe Xhixha me porosi të Ervis Martinaj e kontaktuan dhe i kaluan 100 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen. Sipas Dumanit për vrasjen që nuk u realizua, ata I premtuan 500 mijë euro. Takimi u realizua në Kosovë dhe Alket Xhixha ishte ura lidhëse për njohjen e tij me Ervis Martinajn, ndërsa Mërlika në këtë plan për vrasje, ishte personi i parë u kontaktua nga Martinaj, e më tej bashkë me Xhixhën, shkruan në Kosovë për t’i dërguar pagesën Dumanit.

Alket Xhixha është vëllai i Besjan Xhixhës, i akuzuar, për të vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës në vitin 2020

Po këtë të premte RENEA zhvilloi një tjetër operacion në Dobrac ku ka ushtruar disa kontrolle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB