Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të zëvendës ministrit të Brendshëm, Julian Hodaj.
Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur lirimin nga detyra të Julian Hodajt, detyrë të cilin ai e mbante që nga 9 Tetori 2017.
Kujtojmë se ky është zv.ministri i dytë që shkarkohet, pas rastit të Andi Mahilës, i cili u pushua pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në Nju Jork. Sipas tij, zv.ministri Mahila kishte tymosur cigare në një restorant gjatë një vizite në SHBA, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit.
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu e dha lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale në atë kohë.
Top Channel