Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte Erjon Veliaj paralajmëron se në rast të mos dhënies së mundësisë për leximin e dosjes, ai mund të bllokoje procesin.
Shenja e parë u dha me largimin e avokatit mbrojtës Artan Gjermeni i cili u zëvendësua nga një avokate falas nga shteti. Në seancën paraprake me 30 të pandehur dhe ku kryebashkiaku ishte i pranishëm u bë e ditur se gjykata po tregon dy standarde. Në rastin e Metës atij ju vendosën në dispozicion fashikujt e SPAK, ndërkohë që në rastin Veliaj nuk ndodhi e njëjta gjë.
“Konstatohet se në shumicën e rasteve, të pandehurve të ndryshëm, u mundësohet njohja me aktet dhe marrja e kopjes së tyre”, tha Veliaj. Funksionari aktualisht u paraburgosur këmbëngul se me refuzimin për ti mundësuar aksesimin në 60 mijë faqe dosje gjykata dhe SPAK po i kufizojnë të drejtat, ashtu sikundër edhe me mos pranimin për t’u gjykuar në sallë dhe jo në një kafaz. Këto kërkesa u ripërsëritëm mbasi Veliaj sqaroi se qëllimi i tij nuk është të zvarrisë procesin por të revokohet vendimi i datës dy dhjetor. Mbasi ka dëgjuar të pandehurit e tjerë që kërkuan në seancë paraprake pushimin dhe papajtueshmërinë e akteve gjyqtarja e posaçme shtyu procesin për në datën 5 janar 2026
Ndërkohë këtu në gjykatën Kushtetuese nuk është shpallur ende data se kur do të shqyrtohet kërkesa e Erion Veliaj qe mbasi mori fitoren e parë nga gjyqtarët kushtetues qe e rikthyen si kryebashkiak, kërkon shpalljen si jo ligjore të masës arrest në burg, raporton Anila Hoxha.
Nga shkurti Veliaj është i paraburgosur ndërkohë që në total janë nën akuzë 30 të pa dehur mes tyre edhe bashkëshortja Ajola Xoxa, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse.
**
Nga ana e organit të akuzës për mosdhënien e akteve të hetimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ndër të tjera e mbështesin edhe në një vendim të GJEDNJ, të cilin e përmend dhe kryebashkiaku për mosqëndrimin e tij në kafaz.
Konkretisht, në çështjen “Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë”, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurve në kafaze xhami gjatë seancave gjyqësore kufizoi rëndë komunikimin e tyre me avokatët dhe ndikoi negativisht në të drejtën për një proces të drejtë. Referuar praktikës së GJEDNJ-së, mbajtja e të pandehurit në një kafaz metalik gjatë seancave gjyqësore është konsideruar nga GJEDNJ si shkelje e nenit 3 të KEDNJ.
Ndërsa nga ana e SPAK, ky vendim i GJEDNJ citohet që aktet mund t’i jepen të pandehurit edhe me USB. Por sipas këtij vendimi, aktet i janë dhënë të pandehurit me USB pasi ai është liruar nga masa e paraburgimit. Pra, nga ana e akuzës ky vendim njihet për pjesën e dhënies së akteve hetimore në format elektronik, por nuk njihet për pjesën e mosqëndrimit të të pandehurit në kafaz xhami.
Nga ana e organit të akuzës për mosdhënien e akteve të hetimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, ndër të tjera e mbështesin edhe në një vendim të GJEDNJ, të cilin e përmend dhe kryebashkiaku për mosqëndrimin e tij në kafaz.
Konkretisht, në çështjen “Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë” GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurve në kafaze xhami gjatë seancave gjyqësore kufizoi rëndë komunikimin e tyre me avokatët dhe ndikoi negativisht në të drejtën për një proces të drejtë. Referuar praktikës së GJEDNJ-së, mbajtja e të pandehurit në një kafaz metalik gjatë seancave gjyqësore është konsideruar nga GJEDNJ si shkelje e nenit 3 të KEDNJ.
Ndërsa nga ana e SPAK, ky vendim i GJEDNJ citohet që aktet mund t’i jepen të pandehurit edhe me USB. Por sipas këtij vendimi, aktet i janë dhënë të pandehurit me USB pasi ai është liruar nga masa e paraburgimit. Pra, nga ana e akuzës ky vendim njihet për pjesën e dhënies së akteve hetimore në format elektronik, por nuk njihet për pjesën e mosqëndrimit të të pandehurit në kafaz xhami.
Top Channel