Ishin duke luajtur brenda shkollës 9-vjeçare, lëndohet me send metalik një nxënës në Vlorë, policia sqaron rastin

12/12/2025 15:07

Më datë 11.12.2025, nga Specialisti i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë u trajtua një rast i ndodhur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Vlorë, ndërmjet 3 nxënësve të mitur të kësaj shkolle.

Gjatë orëve të mësimit, duke luajtur me njëri-tjetrin, njëri prej nxënësve të mitur është dëmtuar lehtë në dorë nga një send metalik, të cilin e kishin marrë në dhomën e sanitares së shkollës.
Në prani të punonjësit të Policisë, stafit të shkollës, psikologut dhe prindërve, situata u sqarua dhe palët nuk paraqitën pretendime.

Top Channel