Emrat/ Aksion i policisë në Fushë-Kuqe, arrestohen dy persona në kërkim nga SPAK, sekuestrohen armë zjarri
12/12/2025 08:20
Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kuqe pas një operacioni të policisë, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
Të dy të arrestuarit, Ervin Merlika dhe Alket Xhixha, ishin shpallur në kërkim për llogari në SPAK.
Gjatë aksionit, janë sekuestruar gjithashtu edhe armë zjarri.
Top Channel