Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën
Në studion e Top Story, u diskutua dëgjesa maratonë në KLP për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, që ‘vulosi’ Klodjan Brahon si kryeprokuro
Analisti Arjan Curri i cilësoi si “Big Brother” pyetjet e KLP-së drejtuar kandidatëve, ndërsa sipas tij ishin skandaloze.
“Pashë një Big Brother. Këto janë pyetje që konkurrentët i Big Brother i bëjnë njëri tjetrit. Dikush i thoshte, ‘a do më ndihmosh ti po të kem ndonjë hall, të të kërkoj ndonjë nder’. ‘Jo’ i thoshin këta, ‘joo’. Një tjetër i thoshte ‘a do na japësh kafe apo kakao’. Këto janë skandale, është turp. Edhe studentëve të mi po tua bëja këto pyetje, do vinin duart në kokë. Aty duheshin pyetje të tipit ‘çfarë është prova’. Aty kishte furça njëri-tjetrit, përdorej termi femër. Ishin ku thërret qameti. Zonjës Musabelliiu duhet ti jepej një votë”-u shpreh Curri.
Nga ana tjetër, profesori Ervin Karamuço tha se të gjithë gabuan në një përgjigje.
“Që në fillim SPAK u ka marrë ngjyrime amerikanë. Nga trajnimet dhe personat e përzgjedhur. Kjo frymë është përcjellë edhe në KLP. Pyetjet kanë qenë edhe me aspektin psikologjik, si sillen dhe si zgjedhin një alternativë të mundshme në një situatë. Përgjigjet kanë qenë të gabuara, ata duhet të thoshin, ‘këtë ndërhyrje që bëtë në një takim formal do ta raportoj’.
Z. Dumani e ka pasur në majë të gjuhës kur i është kërkuar informacion shtesë, ka thënë ‘stop’. Ata u përpoqën të ishin të njerëzishëm. Z.Braho bëri mirë që e nxori atë gotën se nuk pihet me shishe në atë institucion. U dha një mësim të mirë organizatorëve”-tha Karamuço.
Top Channel