Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare, një ndër to ekspertja e njohur e ekonomisë
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.
Xholi rrëfeu çështjen e hetuar për rrëmbimin e dy biznesmenëve nga një grup kriminal, si dhe rastin e dy deputetëve, ku ka kërkuar heqjen e mandatit.
“Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshëm’. Kam hetuar një nga personat më të rrezikshëm, dhe janë dënuar këtë autorë ishte hera e parë që arrestoheshin dhe dënoheshin për sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Kam përfaqësuar dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur në ’97, siç njihen si masakra e Cërrikut dhe masakra e Qafë-Gjashtës. Këto ngjarje sërish pa vendngjarje nuk mund të zbardheshin pa pasur kontributin e kolegëve të drejtësisë.
Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami.“, u shpreh Adnan Xholi.
Top Channel