Merkato/ Milani lëviz i pari: objektivi kryesor është Joshua Zirkzee, Igli Tare nis nga puna

11/12/2025 16:29

Maratona e merkatos së janarit nuk ka nisur ende, por AC Milan ka bërë tashmë hapin e parë drejt goditjes së madhe të dimrit.

Emri në krye të listës së drejtorit sportiv Igli Tare është Joshua Zirkzee, sulmuesi holandez që kërkon ringjallje pas periudhës së vështirë te Manchester United.

Interesi është i nxehtë edhe nga Roma e Gian Piero Gasperinit, e cila pas dështimit të pistës Ferguson po kërkon me urgjencë një qendërsulmues. Por Milani duket se është më i vendosur dhe po lëviz për t’i dhënë Massimiliano Allegrit një alternativë të nivelit të lartë.

Ndërsa Leao dhe Pulisic mbeten titullarët e padiskutueshëm — edhe pse dëmtimet i kanë kufizuar shpesh — problemet qëndrojnë te lojtarët rezervë.

Santiago Gimenez vijon të mungojë për një dëmtim të paqartë në kyçin e këmbës dhe pritet të largohet, me klube gjermane që e ndjekin nga afër.

Christopher Nkunku nuk ka bindur, duke zhgënjyer sidomos në fazën përpara portës.

Pikërisht për këtë arsye, sipas Gazzetta dello Sport, Milani ka filluar kontaktet me super-agjentin Kia Joorabchian për Zirkzee.

Edhe pse Zirkzee, i transferuar për 42.5 milionë euro dy sezone më parë, nuk konsiderohet i pashitshëm, operacioni mbetet i komplikuar:

Formula e marrëveshjes – United pranon ta lëshojë në huazim, por kërkon detyrim blerjeje rreth 35 milionë euro, i lidhur me kualifikimin në Champions. Milani këmbëngul për një opsion të thjeshtë blerjeje.

Koha – Kupa e Kombeve të Afrikës i lë “Djajtë e Kuq” pa Mbeumo dhe Diallo, ndaj klubi anglez nuk dëshiron ta lërë Zirkzee të largohet në fillim të janarit. Drita jeshile mund të vijë vetëm në ditët e fundit të merkatos.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta