Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin Një investigim në të cilin mori pjesë BBC tregon se për ngjizjen e rreth 200 fëmijëve në 14 vende të Europës, u përdorur material gjenetik nga një dhurues që ishte bartës i gjenit shkaktuar të kancerit. Në hartën ilustruese, ku shënohen me ngjyrë të kuqe vendet e prekura, rezulton edhe Shqipëria.
Duket se as personi vetë nuk ka qenë në dijeni të faktit që barte një mutacion gjenetik i cili rrit në mënyrë dramatike rrezikun e sëmundjes së rëndë. Disa fëmijë kanë vdekur tashmë dhe sipas medias së njohur britanike, vetëm një pjesë e vogël e atyre që e trashëgojnë mutacionin në fjalë do t’i shpëtojnë kancerit gjatë jetës së tyre.
Materiali gjenetik nuk është shitur në klinikat britanike, por BBC-ja ka konfirmuar se një numër “shumë i vogël” familjesh britanike, të cilat janë njoftuar tashmë e kanë përdorur lëndën e dhuruesit gjatë trajtimit të fertilitetit në Danimarkë.
Banka Europiane e Lëndës gjenetike në Danimarkë, deklaroi vetëm se qëndron pranë familjeve të prekura, dhe e pranoi se materiali ishte përdorur për të krijuar shumë foshnja në disa vende. Hetimi është kryer nga 14 transmetues publikë, përfshirë BBC-në, si pjesë e Rrjetit të Gazetarisë Investigative të Unionit Europian të Transmetimeve.
Burri që ka mbetur anonim, e kishte filluar që nga viti 2005 dhurimin në kohën kur ishte student. Lënda e tij genetikë u përdor nga gra për rreth 17 vjet. Ai vetë nuk është i sëmurë, dhe pretendohet se i ka kaluar të gjithë kontrollet të cilave u nënshtrohen dhuruesit.
Megjithatë, ADN-ja e disa prej qelizave të tij kishte pësuar mutacion përpara se ai të lindte, dhe pikërisht ky mutacion dëmtoi gjenin TP53 – i cili ka një rol kritik në parandalimin e kthimit të qelizave të trupit në kancerogjene. Teksa ai vetë duket i shëndetshëm, fëmijët e lindur nga lënda e tij genetike duket se do ta kenë mutacionin në çdo qelizë të trupit të tyre.
Top Channel