E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula komentoi lëvizjen e Partisë Demokratike që tërhoqi firmat për kandidaturën e Endrit Shabanit për Avokatin e Popullit.
I ftuar sot në Top Story ai u shpreh se kjo gjë është e turpshme dhe tregon se partia është pa kokë dhe nuk është serioze.
“PD tregon që është pa kokë dhe kjo ka ndodh edhe herë të tjera. Një deputet nuk e firmos një gjë të tillë. Ju duket rastësi që firmosin të gjitha figurat e rëndësishme. Mendoni se firmosin pa ditë gjë. Berisha merr vesh çdo gjë. Është e turpshme për të mos votuar për Ndregjonin, Kalanë që kanë luftuar.
Tani do ishte më e ndershme që të thonë kemi vendos për Shabanin dhe ta mbash deri në fund. Po të thuash një herë kuç dhe një herë maç, është e turpshme. Atë çka kemi thënë prej një viti, aty nuk merret vesh më, nuk është më opozitë serioze”, u shpreh Dashnor Sula.
Top Channel