E frikshme, rrufeja godet në ajër avionin e ekipit izraelit, gjithçka ndodhi në kthimin nga Madridi
Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz po bëhën gjithnjë e më shumë fytyra e botës së tenistit. Një pozicion që në fushë dhe jashtë saj sjell presion dhe përgjegjësi, por edhe famë dhe përfitime financiare.
Turne, sponsorë, eventë ekzibicioni; burimet financiare të tenistit italian dhe ai spanjoll janë të shumta dhe të tilla që iu sigurojnë dy lojtarëve fitime që janë të nivelit të një kompanie biznesi.
Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, fitimet e dyshes së pagëzuar tashmë ‘Sincaraz’ arrijnë deri në 130 milionë euro, 66 milionë për Sinner dhe 64 për Alcaraz
SHPËRBLIMET DHE FITIMET E TURNEVE
Të ardhurat karakteristike të aktivitetit të një tenisti janë përfaqësuar nga shpërblimet monetare të vendosura nga turnetë. Sinner dhe Alcaraz, në sezonin e fundit dominuan skenën tenistike duke fituar turnetë më të lakmuar dhe prestigjiozë; Turnetë Grand Slam dhe Master kanë qenë një cështje mes këtyre dy sportistëve që iu lanë vetëm thërrimet kundërshtarëve të tyre. Po ta përkthejmë në gjuhën e shifrave; shpërblimet bruto janë 19.1 milionë euro për Sinner dhe 18.8 milionë për Alcaraz. Përvec kësaj edhe turnetë ATP 250 dhe 500 kanë vendosur shpërblime të tilla në mënyrë që të joshin emrat e mëdhenj pët të marrë pjesë dhe për dy numrat e parë të botës shkohet në 1 milionë euro secili, Alcaraz ka marrë pjesë në 5 turne të tillë dhe Sinner në 3 duke fituar respektivisht 5 dhe 3 milionë euro
SPONSORËT
Një zë i rëndësishëm në bilancin financiar të tenistëve është ai i sponsorëve dhe marketingut. Në 2025 nga sponsori teknik(Nike) dhe bashkëpunimet e ndryshme komerciale, Sinner fitoi 37 milionë euro, ndërsa Alcaraz, 35 milionë.
EVENTET E EKZIBICIONIT
Edhe turnetë e ekzibicionit përbëjnë një aset kyc për portofolin e Sinner dhe Alcaraz. Në këtë sezon, eventet jashtë kalendarit tenistik kanë sjelle 6 milionë dollarë në xhepat e Sinner fitues i Six Kings Slam dhe 4.5 milionë për Alcaraz
BONUS POOL E PROFIT SHARING
Në fund në bilancin e dy kampionëve hyjnë edhe dy zëra; bonus pool dhe profit sharing. Përsa i përket profit sharing është kuota e përfitimeve që ATP ndan mes lojtarëve dhe turneve Master; në 2025 Sinner ka përfituar rreth 3 milionë euro, ndërsa Alcaraz 600 mijë. Ndërsa Bonus Pool përfaqëson shpërblimin shtesë monetar që ATP e jep në bazë të pikëve të grumbulluar në turnetë 1000 dhe 500 në sezonin në vijim. Sinner në këtë pikë mbetet thatë pasi nuk ka marrë pjesë në numrin minimal të turneve të tillë, ndërsa Alcaraz ka siguruar 2.4 milionë.
Top Channel