Në ferrin komunist, ekspozita e fotografit koreano-gjerman në Universitetin e Korçës

10/12/2025 12:52

Fotografi dhe portrete të ish-të burgosurve dhe të internuarve politikë të fiksuara nga objektivi i fotografit koreano-gjerman Dong Ha Choe, janë sjellë në një ekspozitë në Universitetin e Korçës si një rrëfim i atyre që jetuan ferrin e komunizmit.  

Imazhet e njerëzve që mbajnë mbi supe vuajtjet e viteve të internimit dhe burgut, duke reflektuar qëndresën dhe guximin e tyre vijnë si një thirrje për ruajtjen e kujtesës historike

Rrëfimet personale i sjellin një dimension më njerëzor ekspozitës duke treguar se pas çdo imazhi qëndron një brutalitet dhe absurd i përjetuar nga e gjithë familja.

Ekspozita erdhi si një thirrje drejtuar të rinjve për të kuptuar rëndësinë e kujtesës historike dhe vlerave të lirisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta