Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja Bezat jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

10/12/2025 22:20

SPAK ka kryer sërish një goditje të fortë të grupeve kriminale. Këtë herë ka qenë fisi “Rraja” nën objektivën e Prokurorisë së Posacme që ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin e sotëm.

10 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dhe djali i ish-deputetit Rraman Rraja, Rexhepi po ashtu dhe familjarët e tij, Gazmir dhe Përparim. Ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë.

Grupi është zbërthyer nga komunikimet ne SKY për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa në studion e Top Story, gazetarja Dorjana Bezat dha detaje të tjera nga ky operacion.

“Ishte operacion i pritshëm, nga zbërthimi i përgjimeve nga Sky Ecc. Hetimi ka nisur që në janar të vitit 2024, janë nxjerrë kodet dhe janë lidhur me emrat. Ky grup kriminal, një pjesë e tyre kanë qenë përsëritës të kësaj vepre penale. Përdorin disa linja për trafikun, njëra për kokainë nga një port në Holandë, linja e dytë marijuanë, nisja nga Shqipërisë dhe në drejtim të Turqisë.

Në operacionin e sotëm u sekuestruan 11 celularë, por do të gjurmohen edhe asetet e kontrolluara nga ana e policisë. Është një hetim që pritet të nisë për secilin të arrestuar. Aparatë celularë do të çelin zinxhirë të tjerë hetimi. 1.7 tonë marijuanë shqiptare u dërgua në Gjermani dhe u kap aty. Gjermanët janë të interesuar si funksionon ku rrjet. Sefa mendohet organizatori dhe financieri i gjithë grupit, Rrajat janë po ashtu pjesë aktive këtij grupi”-tha ndër të tjera gazetarja Bezat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta