E BUJSHME/ Milani bëhet gati për “divorcin” me Maignan, kuqezinjtë mendojnë ta zëvendësojnë me portierin që fitoi gjithçka

10/12/2025 16:50

Milani po përgatitet për një nga dilemat më të rëndësishme të sezonit të ardhshëm: të ardhmen e portierit Mike Maignan.

Francezi ka kontratë deri në qershor 2026, por rinovimi i tij është bllokuar dhe, sipas raportimeve, distanca mes palëve është ende e madhe.

Me tratativat që nuk lëvizin, drejtuesit kuqezinj kanë nisur të shikojnë alternativa të mundshme për të zëvendësuar ish-portierin e Lille. Sipas Sky Sport Suisse, në orët e fundit në listë është futur edhe një emër i madh: Alisson Becker.

Portieri i Liverpool ka kontratë deri në vitin 2027 dhe “The Reds” mund të vendosin ta shesin në verë, sidomos nëse nuk ka plane për rinovim. Raportimet flasin se Milani ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e portierit brazilian, por marrëveshja shihet si jashtëzakonisht e komplikuar.

Pengesat kryesore janë dy:

Çmimi i kartonit: Alisson sapo ka mbushur 33 vjeç dhe mund të largohet për një shumë të arsyeshme, por Liverpool nuk ka ndërmend ta shesë lirë.

Rroga e lartë: Portieri aktualisht fiton mbi 8 milionë euro në vit, një shifër shumë e lartë për financat e Milanit.

Përveç Alisson, kuqezinjtë po vlerësojnë edhe një tjetër portier brazilian. Bëhet fjalë për Hugo Souza, 25 vjeç, i Corinthians. Klubi brazilian e vlerëson kartonin e tij rreth 12 milionë euro, një shumë shumë më e arritshme për Milanin.

Me Maignan që nuk rinovon dhe merkato që afrohet, Milano pritet të ketë një verë të nxehtë në kërkim të gardianit të ardhshëm të portës kuqezi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta