Lyon po ushqen gjithnjë e më shumë shpresat për rikthimin e yllit francez Karim Benzema.

Sulmuesi, i cili luan aktualisht për Al-Ittihad, ka kontratë deri në qershor 2026, por sipas mediave franceze, nuk ka ende asnjë akord për rinovim.

Zërat se fituesi i “Topit të Artë 2022” kishte firmosur tashmë zgjatjen e kontratës me klubin e Gedës janë mohuar. Madje, thuhet se Al-Ittihad nuk i ka paraqitur ende një ofertë zyrtare.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një ide që po qarkullon, por spekulimet mbi një rikthim të mundshëm në Lyon po shtohen dita-ditës.

Ndërkohë, tifozët e klubit francez kanë filluar të ëndërrojnë rikthimin e idhullit të tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta