Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi, kush është kreu që njihet si mizor dhe i shumë i rrezikshëm
KLP ka nisur mbledhjen ku do të votojë për kreun e ri të BKH-së.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se të pranishëm në mbledhje janë dhe amerikanët.
Gjyqtarët kërkojnë leximin e plotë të rekomandimit të SPAK.
Vat Staka: Sot jemi në seancë për të diskutuar këtë çështje. Mendoj që kryetarja duhet te lexojë nga gërma e parë tek e fundit informacionin. SPAK ka sjellë rekomandimin dhe praktikën por unë kërkoj nga ana juaj që për shkak të interesit ta lexoni nga fillimi në fund.
Edhe Ledina Riza kërkon me vijimin e leximit të informacionit.
Erjon Fejzulla: Procedurë të përcaktuar s’ka. Përfaqësues të komisionit të SPAK do preferoja të vinin dhe ta mbronin sugjerimin. Me sa kuptoj zoti Staka nuk kërkoi të ndryshojë procedura, por kërkon relatim. Staka çarë konkretisht kërkon prej jush
Vat Staka: Kërkoj të lexohet matërialin qe ka ardhur nga SPAK.
Top Channel