Lando Norris do të zbresë në pistë me numrin 1 në makinën e tij në Botërorin e Formula 1 në vitin e ardhshëm. Kampioni i saposhpallur i botës vendosi të ndjekë traditën dhe do të lërë numrin 4(një homazh ndaj nr.46 i idhullit të tij Valentino Rossi).

Është një traditë që nuk dua ta ndërpres, e bëj për të gjithë skuadrën-tha Norris per Sky Sport-për të tentuar që ta fitosh duhet të impenjohesh në maksimum për t’ia dalë mbanë. Të gjithë ne, si skuadër, që kemi një rol te McLaren ose te makina ima, do të mund ta mbajmë me krenari. Edhe mekanikët e mi, inxhinierët e mi, të gjithë ata që janë pjesë e McLaren do të kenë këtë çmim. Kështu që nuk është për mua, është edhe për ata’.

Norris  tregoi edhe për gëzimin e madh që ndjeu kur fitoi titullin e tij të parë botëror.

‘Ishte një moment madhështor. Ka qenë një arritje e pabesueshme për mua dhe shumë persona që kanë martë pjesë në këtë udhëtim që ndërmorëm-vijoi Norris-duhet të festoja mirë, të shijoja momentin, sepse është një moment i rrallë per këdo. Mund të jetë një moment unik, kështu që duhet ta bëja të paharrueshme’.

Norris foli edhe për komplimentat që mori për fitoren e titullit botëror.

‘Kam marrë shumë mesazhe. Janë të shumta komentet në Instagram, nga një sërë legjendash, një sërë sportistësh apo personalitetesh dhe nga shumë njerëz që kam takuar nëpër botë. është gjithnjë një bonus per çdo gjë’-tha Lando Norris.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta