Duket se rrugët mes Max Verstappen dhe inxhinerit të tij Gianpiero Lambiase do të ndahen vitin e ardhshëm. Pas përfundimit të garës në Yas Marina, inxhinieri i pistës u pa të mbulonte fytyrën me duar si për të fshehur emocionet e tij.

I lindur në Angli nga prindër italianë, Lambiase duket se është i destinuar të marrë detyra të reja te skuadra nga Milton Keynes, në një promovim që do t’i jepte fund një bashkëpunimi që ka nisur që nga debutimi i Verstappen me Red Bull në Cmimin e Madh të Spanjës në 2016 në Barcelonë, një debutim fitues ky dhe që solli edhe 4 tituj botërore duke krijuar një sintoni në marrëdhëniet e tyre që janë të shumtë ata që e krahasojnë me atë të Lewis Hamilton dhe Peter Bonnington në vitet e britanikut te Mercedes.

Por në bazë të kësaj ndarjeje janë edhe cështje personale që e detyruan Lambiasen që t’i lërë vendin e tij në kabinën e komandimit Simon Rennie në garat e Austrisë dhe Belgjikës. Pas garës në Abu Dhabi, Verstappen në fjalimin e tij iu referua edhe kësaj cështjeje.

‘Ishte një vit emocionues dhe nuk iu referohem vetëm rezultateve në pistë-deklaroi piloti holandez-nuk kam ndërmend të hyj në detaje, por ishte e vështirë. Jam shumë i lumtur që munda të punoj me një person kaq të apasionuar. Sigurisht është inxhinieri im i garave, por unë e shoh më shumë si një mik. Kemi përjetuar së bashku shumë eksperienca emotive dhe arritje të jashtëzakonshme. Jam i sigurt se ishte pak i emocionuar pasi u valëvit flamuri me kuadrata. Nuk po shtoj asgjë tjetër dhe mezi pres të shkoj te ai sepse këtë vit nuk ishte e lehtë. Jam shumë krenar që kam punuar me një inxhinier kaq të aftë dhe që nuk u dorëzua gjatë këtij sezoni as në momente të vështira’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta