Fitoi zgjedhjet e 9 nëntorit/ Ervin Ceca betohet, merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Beratit

08/12/2025 12:59

Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit nën siglën e Partisë Socialiste Ervin Ceca ka kryer sot betimin si kryetar i Bashkisë Berat.

Ceremonia u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror, përfaqësues të klerit, si dhe këshilltarë të Partisë Socialiste. Në seancë munguan përfaqësuesit e opozitës.

Ceca, i cili e kishte mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë Berat për rreth 7 muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit pas lënies vakant të postit nga ish-kryetari  Ervin Demos, tashmë ministër i Pushtetit Vendor u zotua në fjalën e tij se do të vijojë të punojë me përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve beratas.

Ai theksoi se do të mbështesë çdo nismë që i shërben komunitetit, duke u fokusuar në shërbime më efikase, zhvillim urban dhe përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.

Mandatimi im nga ky këshill bashkiak është një përgjegjësi e madhe dhe një angazhim solemn përpara çdo qytetari të bashkisë Berat. Ky është një moment që nuk e konsideroj formal por një thirrje për ti shërbyer qytetit me integritet, profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Ky mandat do të jetë zhvillimi i punës së nisur në qytetin e Beratit, çdo vendim, projekt apo investim do të ketë si qellim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë”, tha Ervin Ceca.

Ceca fitoj mandatin e parë në drejtim të bashkisë së Beratit  përball kandidatit të pavarur Pavlo shkarpa me mbi 83% te votave.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta