Marjorie Taylor Greene ekspozon kolegët republikanë: Tallen pas shpinës së Trump, por kanë frikë përballë tij
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 53-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se i plagosuri Blerim Lena është dërguar në spital i shoqëruar edhe nga policia. Klevis Alilaj është autori 36-vjeçar.
53-vjeçari është në kirurgji në gjendje stabile. Sipas mjekëve të spitalit, i riu ka plagë sipërfaqësore, jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, rreth orës 09:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se gjatë një mosmarrëveshjeje verbale janë përfshirë më pas në konflikt fizik me njëri-tjetrin shtetasit B. L., 53 vjeç dhe K. A., 36 vjeç.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi B. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi K. A. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlore, për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel