Është ekstraduar nga Spanja shtetasi Ermal Gora, i cili në bashkëpunim me tre persona të tjerë, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Gora dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.
Atentati ishte planifikuar të kryhej në maj të vitit 2023, ku shtetasit Ali Shehu, Ermal Gora dhe kosovari Hamit Berisha duke përdorur 2 armë me silenciator, maska, doreza si dhe një motor të vjedhur do të kryenin eliminimin.
Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel