Humbën titullin në garën e fundit, Verstappen dhe Piastri analizojnë sezonin: Bëmë më të mirën, Norris e meritoi
Titulli i parë si pilot në Botërorin e Formula 1 erdhi pas një sezoni plot me emocione dhe surpriza të mëdha.
Ishte një sezon që u vendos në 300 km e fundit duke shpërblyer pilotin britanik të McLaren që në fund nuk i mbajti dot lotët dhe emocionet e tij dhe me të drejtë
‘O zot, bëmë historinë. Faleminderit djema, të dua mami. Nuk po qaj…-ishin fjalët e para të Norris gjatë komunikimeve të tij me bokset, për të folur sërish pasi zbriti nga makina-nuk mendoj se do të qaja, në fakt po qaj. Dhe jam krenar që po bëj të qajnë shumë persona. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe dua të falënderoj skuadrën, familjen time që më kanë mbështetur që na fillimi. Është një gëzim në kufijtë e cmendurisë’
Lando Norris vijoi më pas duke uruar edhe dy rivalët e tij për titullin Piastrin dhe Verstappen.
‘Është një ndjesi fantastike, përgëzoj edhe Oscar e Max, ishte një nder dhe kam mësuar nga të dy-shtoi Norris-ishte një vit i gjatë por, ia dolëm. Cfarë mendova gjatë garës? U përpoqa që të mos e mendoja, ishte një garë shumë e gjatë, e dija që do të ishte e tillë, në Formula 1 gjithnjë mund të ndodhë gjithçka. Tentova të rris ritmin në fund, doja të luftoja deri në fund. Jam shumë i lumtur’
Përsa i përket hetimit për parakalimin në limite ndaj Tsunodës, Norris tha se ishte i qetë. ‘Nuk isha i shqetësuar, e dija se ajo cfarë kisha bërë ishte korrekte-tha Norris-ishte një rrugëtim i gjatë me McLaren, jemi bashkë prej shumë vitesh, kemi kaluar momente shumë të vështirë, por tani ia dolëm mbanë’.
Top Channel