Kur vjen derbi i Kryeqytetit të gjithë presin një ‘sfidë’ mes tifozëve të të dyja skuadrave në tribunat e stadiumit.

Si tifozët e Tiranës ashtu dhe ata të Partizanit gjithnjë e kanë shfrenuar fantazinë e tyre në përgatitjen e koreografive për mbështetjen e skuadrave të tyre, por edhe duke thumbuar njëri-tjetrin.

Sfida e kësaj të diele nuk bëri përjashtim edhe pse kjo sfidë i gjen të dyja skuadrat në momente jo shumë të mira sidomos Tiranan që është në pozita tejmase delikate. E megjithatë tifozët e bardhebluve ishin aty teksa shpalosën një banderolë ku shkruhej: ‘Kur i ftohti vjen, vetëm më i forti mbijeton’ që interpretohet si një mesazh inkurajimi për skuadrën e tyre

Ndërsa në krahun tjetër Partizani shfaqi një banderolë ku shkruhej ‘Edhe ju do të lundroni’, ndërkohë që ishte imazhi i një kllouni dhe një tullumbaceje.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta