Spektakël me 6 gola në Premier League, Leeds ndal në minutat e fundit Liverpool-in dhe i rrezikon punën Slot-it

06/12/2025 20:31

Liverpooli ka hedhur një tjetër hap të gabuar në kampionat, duke barazuar 3-3 me Leeds në transfertë.

Goli i parë u shënua në minutën e 48’ nga Ekitike dhe pas dy minutash, francezi shënoi dhe golin e dytë.

Gjithsesi, në harkun kohor të dy minutave (73’-75’), vendasit barazuan sfidën me anë të Calvert-Lewin dhe Stach.

Por në minutën e 80’, ishte hungarezi Szobozlai që doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi golin e tretë.

Atëhere kur çdo gjë mendohej e përfunduar, ishte japonezi Tanaka, i cili në të 96’ shënoi për të rrëmbyuer një pikë për Leeds.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet momentalisht në vendin e 8-të me 23 pikë, ndërsa stoli i Slot fillon sërish të dridhet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta