Aksident i rëndë hekurudhor në Angli, dy trenë të shpejtësisë së lartë përplasen me njëri tjetrin, 1 viktimë dhe rreth 50 të plagosur
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foli në telefon të shtunën me presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Ankaraja raporton se Presidenti Erdogan tha se vendi i tij po ndjek nga afër zhvillimet në rajon. Turqia beson se çështjet mund të zgjidhen përmes dialogut dhe se ky qëndrim shprehet në çdo mënyrë. Përveç kësaj, Tayyip Erdogan deklaroi se është e rëndësishme të mbahen të hapura kanalet e dialogut midis SHBA-së dhe Venezuelës dhe se Turqia shpreson që tensioni të qetësohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Venezuelës, një nga temat e diskutuara ishte riaktivizimi i lidhjes ajrore midis Karakasit dhe Stambollit nëpërmjet Turkish Airlines, për të lehtësuar turizmin dhe investimet.
Vërehet se shumë linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në dhe nga Venezuela për shkak të tensioneve me SHBA-në.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.