Max Verstappen regjistron një rezultat të jashtëzakonshëm në provat kualifikuese të Cmimit të Madh të Abu Dhabi, ndalesa e fundit e Botërorit të Formula 1.

Piloti holandez fitoi pole position në pistën e Yas Marina duke e përshkuar atë me kohën 1 minutë 22 sekonda e 207 të mijtat. Përkrah holandezit në vijën e parë të startit do të jetë pikërisht lideri i kampionatit Lando Norris me McLaren që u rendit në vendin e dytë me 201 të mijtat më shumë se Verstappen, që do të thotë se starti i garës të kësaj të diele do të jetë vërtet i flaktë duke qenë se aty do të jepet verdikti për pilotin kampion bote të Formula 1 për këtë vit.

Në vendin e tretë u rendit piloti tjetër i McLaren, Oscar Piastri që në vijën e dytë do të ketë përkrah George Russell me Mercedes.

Në vijën e tretë të startit  është piloti i Ferrarit, Charles Leclerc që u rendit në vendin e pestë i ndjekur nga spanjolli Fernando Alonso me Aston Martin në të gjashtin. Dhjetëshja e parë e provave kualifikuese plotësohet nga Bortoleto, Ocon, Isack Hadjar dhe Tsunoda. Përsëri zhgënjeu Lewis Hamilton që edhe këtë radhë nuk ia doli të kualifikohet për në sesionin e fundit të provave kualifikuese dhe garën do ta nisë nga vendi i 16.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta