Dyshohet se kishte lidhje me grupin ShinyHunters, policia holandeze arreston 24-vjeçarin: Vodhi të dhënat e ndjeshme të 38 mijë punonjësve të FBI-së
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se bashkëpunimi energjetik mes Rusisë dhe Indisë mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht tarifave ndëshkuese 25% të vendosura nga Donald Trump ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse.
Në një intervistë për India Today, Putin tha se partneriteti energjetik mes dy vendeve “mbetet i paprekur nga kushtet aktuale, luhatjet politike apo ngjarjet tragjike në Ukrainë”.
Ai pranoi se gjatë nëntë muajve të parë të vitit ka pasur një rënie të lehtë të importeve indiane të naftës ruse, por theksoi se volumi i përgjithshëm i tregtisë ka mbetur i qëndrueshëm.
Putin shtoi se kompanitë ruse dhe ato indiane kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë e efikase, të bazuar në besim të ndërsjellë, duke nënvizuar se ky bashkëpunim nuk do të ndikohet nga zhvillimet e momentit.
Top Channel