Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona
Aktorja e njohur Blake Lively, ka kërcënuar se do t’i kërkonte Taylor Swift të tërhiqte këngën e saj nga filmi ‘It Ends With Us’ nëse nuk do të përdorej versioni i saj i trailerit.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Lively ka deklaruar se do t’i telefononte mikeshës së saj të ngushtë, Taylor Swift, për t’i kërkuar të mos jepte leje për përdorimin e këngës “My Tears Ricochet” në film, nëse dëshirat e saj nuk merreshin parasysh.
Kërkesa e aktores ishte që të përdorej montazhi i saj për trailer-in, në vend të atij të përgatitur nga regjisori dhe bashkë-ylli i filmit, Justin Baldoni, ndërsa nga ana tjetër vetë Baldoni ka thënë se kishte frikë se Lively mund të përdorte atë që ai e quajti “manuali i Taylor Swift”, duke e vendosur veten në rolin e viktimës, një referencë e dukshme ndaj narrativave të këngëtares në projektet e saj.
Pretendimet tronditëse dalin nga një sërë dokumentesh të paraqitura në gjykatë, me çështjen që pritet të shkojë në proces në mars.
Një gjykatës në New York e ka rrëzuar padinë e Baldonit, por ajo e Lively-t pritet të nisë në mars siç është planifikuar. Baldoni pretendon se këto kërcënime e detyruan të hiqte dorë nga kontrolli i filmit dhe se Lively praktikisht e mori projektin në dorë.
Lively ishte e para që paditi, duke e akuzuar Baldonin për ngacmim seksual në xhirime dhe se ai kishte nisur një fushatë shpifjeje ndaj saj. Baldoni i ka mohuar këto akuza dhe u është kundërpërgjigjur me një padi prej 400 milionë dollarësh për shpifje.
Aktualisht, Baldoni po kërkon që akuzat e Lively-t për ngacmim seksual dhe shpifje të hidhen poshtë, ndërsa në grupin e dokumenteve të fundit, ndodhet edhe një regjistër incidentesh i mbajtur nga producenti Jamey Heath, mik i ngushtë i Baldonit.
“BL (Lively) kërcënon të bllokojë publikimin e trailer-it për të marrë më shumë kohë në montazh. BL nuk e miratonte trailer-in. Ne dëshironim të përdornim një këngë të Taylor Swift dhe BL kërcënoi se do ta telefononte Taylor-in për të mos e lejuar përdorimin”, ka shkruar ai në maj të vitit 2024-ër.
Baldoni e ka përshkruar mundësinë që Lively ta ekspozonte publikisht si një “bombë bërthamore” që e shqetësonte vazhdimisht.
“Ajo e kishte bombën bërthamore. Nëse nuk e promovon filmin, ajo mund të deklarojë se jam një person i keq, ose se është ndier e pasigurt me mua, dhe gjithë gjërat e tjera që pretendon se ka. Pastaj ajo del viktimë. Është manuali i Taylor Swift. Dhe kështu ajo mund të kërkojë çfarë të dojë sepse e di që unë e di”, tha ai.
Sipas tij, ai ishte “dikush i vogël” në Hollywood, që po përballej me “një titane si aktorja Lively dhe disa prej njerëzve më të fuqishëm në botë, që janë miqtë e saj më të afërt”. Në atë situatë, tha ai, ishte “logjike që të ishte i shqetësuar për çfarë mund të ndodhte”.
Sipas Baldonit, Lively njëherë i është referuar “dragoinjve të saj”, që ai i ka interpretuar si bashkëshortin, Ryan Reynolds, dhe Taylor Sëift.
Regjistri i njëjtë i Heath zbulon se Sëift dhe Hugh Jackman ndodheshin në apartamentin e Lively-t dhe Reynolds-it në New York në janar 2024 gjatë një takimi të vështirë dhe të tensionuar.
Reynolds, sipas dokumenteve, e ka kritikuar ashpër Baldonin për mënyrën si kishte trajtuar bashkëshorten e tij, ndërsa Lively ka lexuar një listë kërkesash për të rifilluar xhirimet, të cilat ishin pezulluar për shkak të grevës së shkrimtarëve të Hollywood-it.
Në depozitë, Baldoni kujton se Lively ka përdorur fjalën “i çuditshëm” për të përshkruar sjelljen e tij, por mohon që ajo të ketë përdorur termin “abuzim”.
Ai ka pranuar gjithashtu se në takimin e parë në dhjetor 2022, i kishte thënë Lively-t me dëshirë të plotë se nuk ishte i rrethprerë, por pretendon se diskutimi kishte lidhje me përgatitjet rreth foshnjës së palindur të aktores.
Ai mohon gjithashtu akuzat se i ka thënë aktorit Brandon Sklenar diçka të ngjashme me: “Kam diçka për të thënë, por nuk dua të anulohem”.
Zëdhënësit e Swift kanë hedhur poshtë përpjekjet e Baldonit për ta futur këngëtaren në proces, përfshirë edhe një tentativë të dështuar për ta detyruar të jepte depozitë.
“Taylor Swift nuk ka shkelur kurrë në xhirimet e filmit, nuk ishte e përfshirë në kast, në vendimet kreative, nuk ka bërë asnjë muzikë për filmin, nuk ka parë asnjë montazh, nuk ka dhënë sugjerime dhe nuk e ka parë It Ends With Us deri disa javë pasi u publikua, pasi gjithë vitet 2023 dhe 2024 udhëtoi nëpër botë me turneun më të madh në histori”, deklaruan ata.
Top Channel