Norris dominon provat e lira, britaniku “kërcënon” Verstappen dhe Piastrin para garës së madhe të Abu Dhabit
Botërori i Formula 1 është në aktin e fundit të tij dhe beteja për titullin botëror për pilotë është më e ndezur se kurrë me Lando Norris që kryeson me një diferencë të vogël pikësh kundrejt Verstappen dhe Piastrit.
Drejtuesi Kryesor i McLaren, Zak Brown në prag të garës së Abu Dhabi, është shprehur se nuk përjashtohet mundësia që të jepet urdhër i skuadrës por kjo do të ndodhë nëse Norris apo Piastri do të jenë në avantazh të dukshëm gjatë fundjavës së kësaj gare.
Aktualisht Norris është 12 pikë para Verstappen dhe 16 para Piastrit dhe një situatë e tillë ka bërë që të ngrihen hipoteza për një kërkesë të mundshme ndaj Piasrit për të ndihmuar Norris për të limituar rikuperimin e pilotit kundërshtar direkt.
Shefi i McLaren, Zak Brown qartësoi pozicionin e skuderisë britanike për fundjavën e fundit të kampionatit.
‘Përsa iu përket urdhrave të skuadrës, përsa kohë të dy pilotët kanë mundësi për të fituar titullin botëror, gjithcka do të shkojë si zakonisht. Do të jenë të lirë në garimin e tyre-tha Brown-padyshim që do të jemi praktikë dhe realistë’
Por Brown shtoi se gjatë garës qasja mund të ndryshojë. ‘Nëse gjatë fundjavës, gjatë garës do të duket qartë se njëri prej pilotëve ka mundësi më të madhe se tjetri, atëherë jemi një skuadër që dëshiron të fitojë kampionatin për pilotë dhe si rrjedhojë do të bëjmë që të cojmë pilotin tonë përpara për të fituar garën’.-tha ai.
Brown nuk e përcaktoi qartë situatën që mund të përfaqësoje mundësinë më të madhe,por saktësiu se ndërhyrja e mundshme do të bëhet vetëm nëse është e qartë se vetëm Norris ose Piastri mund të fitojë titullin për pilotë’.
Top Channel