“Ngec” Manchester United, West Ham i ‘rrëmben’ barazimin në minutat e fundit
04/12/2025 23:01
Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 me West Ham në “Old Trafford”.
Sfida e fundit e javës së 14-të të Premier League prodhoi emocione, por jo fitues, me një barazim që nuk i shërbeu askujt.
Goli i parë u shënua nga Diogo Dalot në minutën e 58’, me portugezin që i dha avantazhin ekipit të Amorim.
Por në minutën e 84’, Magassa shtangu “Djajtë”, duke i dhënë “Çekanëve” një pikë.
Me këtë barazim, United shkon në kuotën e 22 pikëve në vendin e 8-të, ndërsa West Ham vijon luftën për mbijetesë, duke u renditur në vendin e 18-të me 12 pikë.
REZULTATI:
Man. United 1-1 West Ham
Dalot 58’ / Magassa 83’
Top Channel