Kylian Mbappe është i destinuar të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos te Reali i Madridit. Me dygolëshin e shënuar në sfidën me Athletic Bilbao, sulmuesi francez po tregon se është futbollisti më në formë në botë në këtë moment.

Deri tani në këtë sezon ai ka 30 gola dhe 7 asiste në 24 ndeshje me Realin e Madridit dhe kombëtaren franceze.

Për Mbappe ky është një prej fillimeve më të mira të sezonit në karrierën e tij dhe po të marrim parasysh edhe muajt e parë të 2025 kur në pankinë ishte Ancelotti mund të themi se francezi po kërcënon një prej rekordeve më të larta të Cristiano Ronaldos që në vitin kalendarik 2013 shënoi 59 gola. Nuk do të jetë e lehtë për Mbappe për ta thyer këtë rekord por duke parë statistikat e sulmuesit nuk është e pamundur.

Pas dygolëshit në San Mames, Kylian Mbappe arrin në 55 gola të shënuar në 55 ndeshje gjatë këtij viti. Por deri sa të mbyllet ky vit janë edhe 5 ndeshje për t’u luajtur dhe për të kaluar rekordin e Ronaldos, francezit i duhet të shënojë edhe 5 gola të tjerë dhe ndeshjet e radhës së Realit të Madridit janë; ajo me Celtën në Bernabeu, me Manchester City, edhe kjo në shtëpi, me Alaves në transfertë dhe Sevilla në Bernabeu. Këtyre iu shtohet edhe një ndeshje e Kupës së Mbretit me Realin që pritet të mësojë emrin e kundërshtarit në shortin që do të hidhet në 9 dhjetor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta