Java e 14 e Kategorisë Superiore u zhvillua këtë mesjavë, pikërisht ditën e mërkurë dhe të enjte. Në këtë raund të kampionatit u shënuan 10 gola në 5 ndeshje, por nga këto 8 u shënuan vetëm në derbin mes Dinamos dhe Tiranës e fituar nga Dinamo me rezultatin tenistik 6-2.

Përsa iu përket ndeshjeve të tjera, përsëri golat ishin me pikatore, teksa dy ndeshje përfunduan me barazimin 0-0, Teuta-Elbasani dhe Vora-Vllaznia, ndërsa në dy ndeshjet e tjera kishte fitore minimale 1-0, në Rrogozhinë në sfidën Egnatia-Flamurtari dhe te përballja mes Partizanit dhe Bylis.

Me rezultatet e kësaj jave, klasifikimi i Kategorisë Superiore, sheh Elbasanin në krye të klasifikimit me 26 pikë, me një bilanc 7 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje. Pas tij vjen Vllaznia me 25 pikë ashtu si dhe Egnatia që ndodhet në vendin e tretë.

Përsa i përket fundit te renditjes, tani dy skuadrat që janë në zonën e kuqe të rënies nga Kategoria janë Flamurtari dhe Tirana me 13 dhe 7 pikë, ndërsa Bylis është në vendin e 8 në zonën e playoutit.

Renditja pas javës së 14:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta