Leao thyen heshtjen pas ngjarjes së ndodhur në stadiumin Olimpiko mes tij dhe trajnerit Allegri
Flamurtari regjistroi një fitore me shumë peshë në Kategorinë Superiore. Skuadra vlonjate befasoi skuadrën kampione Egnatian duke e mundur me rezultatin 1-0 duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve pas 14 javëve kampionat.
Ishte një ndeshje ku skuadra rrogozhinase ishte pa trajnerin Edlir Tetova që nuk ishte në pankinë për arsye shëndetësore.Vendimtar për skuadrën e Flamurtarit rezultoi Ramirez që shënoi golin e avantazhit 1-0 të skuadrës vlonjate në minutën e 36 të pjesën e parë.
Në 45 minutat e dyta, Egnatia tentoi të reagojë, por në fund të 90 minutëshit rezultati ishte ai i pjesës së parë, 1-0 për Flamurtarin që me këtë fitore në transfertë që është e para për të në këtë sezon, e sheh veten t’i bashkangjitet Bylisit në vendin e 8 në klasifikim që të con në playout.
REZULTATI
Egnatia-Flamurtari 0-1(Ramirez ’36)
Top Channel