Pak më shumë se 1 muaj nga incidenti tragjik që e bëri protagonist, Josep Martinez u kthye në fushën e lojës duke u aktivizuar në ndeshjen e Kupës së Italisë, mes Interit dhe Venezias.

Ishte kjo një mbrëmje e vecantë për portierin spanjoll që u prit nga ngrohtësi nga tifozët që i rezervuan një duartrokitje të gjatë, ndërkohë që nuk mungoi as përqafimi i shokëve të tij të skuadrës me Yann Sommer në krye. Gjest që tregojnë afeksionin ndaj një djali që u trondit për atë cfarë ndodhi në fund të tetorit teksa po shkonte në Pinetina në atë që duhej të ishte një ditë normale stërvitje, por që u shndërrua në tragjedi.

Interi dhe trajneri Chivu e pritën dhe e mbrojtën, duke e lejuar që të gjente një ekuilibër psikofizik që u prek shumë nga ajo ngjarje. Ndaj Venezias në Kupën e Italisë, Martinez zhvilloi një ndeshje të mirë, pavarësisht ndonjë pasaktësie në pasime, ndërkohë që nuk mund të bënte dot asgjë në golin e shënuar nga miqtë.

Portieri spanjoll pas ndeshjes iu drejtua rrjeteve sociale për të komentuar rikthimin e tij në fushën e lojës

‘Çfarë ndjesie e bukur është kthimi në fushën e lojës me shokët e mi të skuadrës. Një test për të rigjetur ritmin dhe ndjesitë për atë që na pret, me më shumë forcë dhe motivim se kurrë-shkruante Josep Martinez në një postim të tij në rrjetin social Instagram

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta