Amnistia që fal miliarda euro/ Ish-ministri: Djalli qëndron në detaje. Gazetari: Ministri po mban qëndrim të çuditshëm

04/12/2025 22:17

Ligj për paqen fiskale është një ligj që pavarësisht insistimit të deputetëve, Ministria e Financave nuk po bën transparencë, situatë që u diskutua në “Top Story”.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, shpjegoi disa nga pikat kryesore të paqes fiskale teksa theksoi se duhet transparencë.

Nga ana tjetër gazetari Klodian Tomorri, ndau të njëjtin opinion me ish-ministrin, teksa shtoi se po merren taksat e atyre që i kanë paguar dhe po u jepen atyre që nuk e kanë bërë këtë.

Arben Malaj: E para në të gjithë teorinë e financave publike këto quhen shpenzime të taksave, po ia marrin paratë atyre që kanë paguar taksat dhe po ia japin atyre që nuk kanë paguar. Ministri i Financave ka detyrimin moral dhe etik të mos shprehet kundër, por ta mbrojë. Sa janë shpenzimet e taksave, ka një nivel gati 4.9%… Këto 27.7% të të ardhurave. Këto nuk shkurtohen menjëherë, por në mënyrë graduale të reduktojë taksat.

Nuk kemi pasur këtë gjuhë komunikimi me njëri-tjetrin, sepse në fund të fundit efekti që jep arroganca, kur zihen ata që duhet të menaxhojnë buxhetin, kjo nuk duhet. Lista duhet të publikohet detyrimisht. Do të japim të dhënat e biznesit, jo emra ose të dhëna. Djalli qëndron në detaje. Mua nuk më duhet numri, por grupimi i këtyre. Administrata duhet të tregohet e butë me biznesin e vogël, dhe më e ashpër me ata të tjerët.

Klodian Tomorri: Ata aty nuk janë të qartë, një herë thonë 202 mijë, një herë shifra të tjera. Nuk merret vesh. Shqetësimi madhor, u fol këtu për transparencën. Është qëndrim i çuditshëm i ministrit që thotë shkel konfidencialitetin e të dhënave. Ne falim potencialisht 1.5 mld euro. Ti ke që nga 2010 që publikon çdo transaksion thesari. Publikohet pagesa, përfituesi dhe motivi përse paguhet. Kjo është efekti i kundërt, t’i marrim ato taksat e tua japim atyre që nuk i kanë paguar taksat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta