Renditja/ Dinamo në garë për titull, “frenohet” Elbasani, Tirana drejt rënies. Si paraqitet situata pas tre ndeshjeve të para të javës së 14-të

03/12/2025 21:25

Këtë të mërkurë janë luajtur tre ndeshjet e para të Kategorisë Superiore, ku u prodhuan 9 gola, 8 vetëm në derbin Dinamo-Tirana.

“Nëndetësja” mundi me rezultatin 6-2 Tiranën dhe futet sërish në garën për titullin, duke u ngjitur në vendin e katërt dhe duke shkuar në minus 3 nga Elbasani kryesues. Nga ana tjetër, Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me 7 pikë.

Tigrat verdheblu barazuan pa gola në transfertën me Teutën, duke lënë sërish pikë në garën për titull.

Në takimin tjetër, Partizani mundi 1-0 Bylisin dhe kështu largohet nga zona e ftohtë e rënies.

REZULTATET:

Partizani 1-0 Bylis

Teuta 0-0 AF Elbasani

Dinamo 6-2 Tirana

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta