Juventus humbet edhe Gattin; dëmtim në menisk, do të operohet
Pas 3 barazimeve radhazi, Reali i Madridit rikthehet te fitorja në kampionatin spanjoll të futbollit. Dhe këtë e bëri në një transfertë të vështirë sic është San Mames në Bilbao me Los Blancos që mposhtën bindshëm, Athletic me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 19 të përafruar për shkak të Superkupës së Spanjës.
Në minutat e para Reali i Madridit kishte shumë vrull dhe një lojë asfiksuese dhe arriti të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 7 pikërisht me Mbappe. Me kalimin e minutave Athletic Bilbao filloi të shfaqej në zonën e skuadrës merenges teksa pati dy mundësi shumë të mira për të barazuar rezultatin. Por në të dyja rastet ishte Courtois që ndërhyri duke shpëtuar portën e tij. Në minutën e 43, skuadra e Xabi Alonso i ndëshkoi sërish baskët teksa shënoi edhe golin e dytë me Camavingan dhe me avantazhin 2-0 të Realit të Madridit u mbyll pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Athletic u përpoq të bënte dicka, por në minutën e 59 Kylian Mbappe shënoi sërish duke e cuar rezultatin në 3-0 ndërkohë që ai vetë realizoi një dygolësh personal. Ishte ky moment që goditi akoma më rëndë për Athletic Bilbaon që u duk pa forcë për të reaguar dhe kështu fitorja i shkoi Realit të Madridit që në këtë mënyrë iu përgjigj suksesit të Barcelonës dhe shkon në 36 pikë, 1 më pak se katalanasit kryesues, ndërsa Bilbao mbetet me 20 pikë në vendin e tetë, jashtë zonës evropiane në klasifikim.
Shiko këtu golin e parë Real Madrid
Shiko këtu golin e dytë Real Madrid
Shiko këtu golin e tretë Real Madrid
Top Channel