Partizani rikthehet te fitorja, “Demat” mundin Bylisin në shtëpi dhe largohen nga zona e ftohtë
03/12/2025 18:31
Partizani ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në ndeshjen e javës së 14-të të Superiores, duke mundur 1-0 Bylisin.
Sfida e luajtur në “Arenën e Demave” nuk prodhoi shumë, teksa goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 72’ nga kolumbiani Diego Contreras, duke i dhënë tre pikë të rëndësishme të kuqve.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin 6-të me 17 pikë, duke u larguar nga zona e ftohtë për mbijetesë.
Nga ana tjetër, Bylisi vijon të qëndrojë në vendin e 8-të me 13 pikë.
REZULTATI:
Partizani 1-0 Bylis
Contreras 72’
Top Channel