Pas ndeshjes së kampionatit, Milan dhe Lazio do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit, këtë radhë në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë në Olimpico.

Në një intervistë për ‘Sportmediaset’, trajneri i kuqezinjve foli për këtë kompeticion duke pohuar se është një objektiv jo vetëm i skuadrës së tij por edhe i bardhekaltërve

‘Si gjithnjë do të gjejmë një ambient shumë të zjarrtë në Romë, të luash ndaj Lazios në 1/8 e finaleve  të Kupës së Italisë është një objektiv i rëndësishëm për të dyja skuadrat-tha Allegri-pra do të jetë një ndeshje e bukur ndaj një ekipi të komplikuar  dhe këtë e pamë edhe të shtunën. Ne e kemi të nevojshme të jemi të zotët  dhe të luajmë një ndeshje të mirë, nuk do të jetë e lehtë sepse luajmë në transfertë. Nuk do të kemi as kohë shtesë në dispozicion, kështu që duhet të tregohemi të aftë e të sigurojmë kualifikimin për 90 minuta ndaj një skuadre që ka të njëjtin objektiv si ne’.

Propozimi i Sarrit; monitori i VAR nga ana e kundërt e pankinave: ‘Mund të jetë një zgjidhje e mirë, por këtë nuk duhet ta vendosim ne, ka organizma kompetente që duhet të marrin vendime për këto gjëra. Ne duhet të mendojme vetëm të luajmë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme-tha Allegri

Gjendja e Pulisic:Përsa i përket skuadrës, Pulisic është në dispozicion, Fofana jo dhe shpresojmë ta kemi për ndeshjen me Sassuolon. Athekame jo, Gimenez jo, edhe ky po punon për t’u kthyer sepse kam nevojë për të gjothë lojtarët. Është e rëndësishme t’i kem të gjithë në dispozicion, sepse zëvendësimet do të jenë të rëndësishme më tej’-tha trajneri i Milanit

Rasti për të parë Jasharin: ‘Më shumë sesa për cilësitë e Jasharit, dua të shoh gjendjen e tij fizike sepse të mos harrojmë se kur erdhi te ne kishte 2 muaj që nuk luante, u aktivizua për 45 minuta dhe më pas u dëmtua dhe tani ka 2 muaj që nuk luan. Jam kurioz edhe unë ta  shoh në cfarë niveli është në aspektin atletik’-ishin fjalët e Allegrit

Nkunku jashtë rolit të tij: Për formacionin nuk kam vendosur akoma. Përsa i përket Nkunku, të shtunën bëri një ndeshje të rëndësishme sepse në momentin vendimtar të ndeshjes në pjesën e dytë, ka luajtur teknikisht për cdo top në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një futbollist shumë teknik dhe po përshtatet mire dhe kështu që unë jam i kënaqur-vijoi Allegri

Përsa iu përket penalltive, Maignan bëhet një vlerë e shtuar: ‘Mike po bën mirë, ashtu sikurse e gjithë skuadra, është  mundësia që ndeshja të shkojë me penallti dhe ne duhet të jemi gati’-përfundoi intervistën e tij trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta