Kupa e Italisë, Napoli në çerekfinale, por sa vuajtje për të eliminuar Cagliarin…iu deshën penallti pafund
Pasi arkivoi kualifikimin në cerekfinale të Kupës së Italisë, Juventus është e përqendruar te supersfida e së dielës në mbrëmje kundër Napolit. Në Maradona Stadium, Spalletti do të paraqitet me një emergjencë të vërtetë në mbrojtje pas dëmtimit të Federico Gattit në ndeshjen me Udinesen.
Paraditen e kësaj të mërkure, mbrojtësi shkoi në J Medical me paterica për të bërë ekzaminimet dhe për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Nga këto ekzaminime rezultoi se Gatti ka një dëmtim të meniskut dhe është i tillë sa u pa e nevojshme që mbrojtësi t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale që do të kryhet këtë të enjte në Lion të Francës, ndërkohë që parashikohet që ai të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 1 muaj.
Gatti u dëmtua vetë teksa po shkonte të markonte Buksën ne minutat e para të pjesës së dytë teksa kërkoi vëmendjen e stafit mjekësor të Juventusit. Mbrojtësi i bashkohet në infermierinë bardhezi Bremerit dhe Ruganit, duke lënë Spallettin vetëm me Kalulu, Kelly dhe Koopmeiners në dispozicion si dhe me lojtarin e Next Gen, Pedro Felipe.
Viti 2025 mbaron këtu për Gatti dhe kjo është një goditje e fortë për Juventusin që e pret një dhjetor i zjarrtë teksa në calendar janë ndeshjet me Napolin, Bolognën, Romën e Pisan në kampionat dhe Pafos në Ligën e Kampioneve, të gjitha ndeshje të rëndësishme për ambiciet e Zonjës së Vjetër.
Top Channel